Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas hedhjes së orendive të një banese apo zyre pranë parkut të lojërave për fëmijë në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se hedhja e orendive në këtë hapësirë publike paraqet rrezik për fëmijët që frekuentojnë parkun.
“Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, duke rikujtuar se, sipas njoftimit, për këto veprime Inspektorati i Komunës mund të shqiptojë gjobë prej 500 eurosh. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

