KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet turku me mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Kapet turku me mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar pajisje profesionale për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5.400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar me shtetësi turke në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Doganës, udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili është i dedikuar për personat që nuk kanë mallra për të deklaruar, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, dyshimet e ngritura gjatë kontrolleve rutinore kanë bërë që zyrtarët doganorë të kryejnë një kontroll fizik të bagazhit, ku janë gjetur pajisjet profesionale të markës STONEX GPS.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rasti lidhet me mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.