KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kallëzim penal ndaj dy personave në Koçan, dyshohen për veprat penale “vjedhje” dhe “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”

Kallëzim penal ndaj dy personave në Koçan, dyshohen për veprat penale “vjedhje” dhe “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”

NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër O.S.A. (42) nga Shtipi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “vjedhje” dhe dy vepra penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe kundër D.T. (39) nga Koçani për veprën penale të vazhdueshme “ndihmë” në lidhje me veprën penale “dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik”.

“I denoncuari i parë, më 04.10.2024, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në ambientet e Qendrës së Dializës në Koçani dhe nga një dollap i mbyllur u ka marrë dy punonjësve një portofol me para, dy pagesa bankare dhe dokumente personale.

Po atë ditë, i denoncuari i dytë i ka ndihmuar të denoncuarit të parë, duke i përdorur kartat e pagesës të cilat ua kishin marrë personave dhe ka tërhequr të holla në një shumë të përgjithshme prej 40.300 denarësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.