Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë gjuetie pa leje në Kaçanik, gjatë hetimeve për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, ndërsa gjatë hetimeve është identifikuar një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit me inicialet N.B., 51-vjeçar, i është sekuestruar një armë gjuetie, për të cilën nuk kishte leje të vlefshme.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

