KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusin e nxjerrin zëvendësimet, fiton ndaj Parmës dhe ngjitet në krye

Juventusin e nxjerrin zëvendësimet, fiton ndaj Parmës dhe ngjitet në krye

Juventusi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultat 2:0 në një ndeshje të kontrolluar nga skuadra e Luciano Spallettit.

Pas suksesit në xhiron hapëse, “Bianconerët” vazhduan me ritëm pozitiv edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit, duke marrë tri pikë të tjera dhe duke e çuar bilancin në 6 pikë nga dy ndeshje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Juventusi pati mundësi të mira për të kaluar në epërsi. Francisco Conceição goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.

Goli i parë erdhi në minutën e 62-të. Nicolas González mori topin në hapësirë në hyrje të zonës dhe goditi fuqishëm, me topin që u devijua nga mbrojtja e Parmës dhe përfundoi në rrjetë.

Pak çaste më herët, argjentinasi kishte goditur shtyllën, ndërsa më pas pati edhe një tjetër mundësi të rrezikshme, duke qenë një nga lojtarët më aktivë të Juventusit në këtë takim.

Parma provoi të reagojë, por Juventusi u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që mysafirët të riktheheshin në lojë.

Në minutën e 88-të, Teun Koopmeiners vulosi fitoren. Mesfushori mori një pasim të bukur nga Manuel Locatelli, u fut brenda zonës dhe realizoi me një goditje fantastike në këndin e poshtëm, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në 6 pikë pas dy xhirove dhe qëndron në krye të Serie A, së bashku me Milanin, me pikë të plota. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.