Protesta me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë, është mbajtur sonte (e diel) edhe në Gjakovë.
Qytetarë të shumtë iu bashkuan marshit të organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda.
Foto: Instagram
Ajo ka ndarë disa pamje nga protesta në rrjetin social Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Jo në emrin tim”.
Protestat me të njëjtën moto janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës, teksa mbështetje për ish-krerët e UÇK-së është shprehur edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe në Amerikë.
Protestat vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.
Gjykata Speciale shpalli Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin fajtorë për disa akuza për krime lufte.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, ndërsa Selimi me 13 vjet, për një total prej 81 vitesh burgim. /Telegrafi/