KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari i uroi Gjeneral Vergorit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.