KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhvillimet në Tiranë, Haxhiu: Ajo që po ndodh na shqetëson, Shqipëria për ne është shtëpi

Zhvillimet në Tiranë, Haxhiu: Ajo që po ndodh na shqetëson, Shqipëria për ne është shtëpi

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Ajo tha se Shqipëria është shtëpi për Kosovën, derisa tha se është e rëndësishme që kërkesat e studentëve të dëgjohen, transmeton Klankosova.tv.

“Unë besoj se secili në Republikën e Kosovës i ka përcjell me shqetësim zhvillimet në Shqipëri, ajo çka po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Sikurse për mua, besoj që edhe për juve”.

“Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtueseve të institucioneve atje, Kuvendi, Kryeministria dhe Presidenca, e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, tha ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu tha se nuk e mbështet dhunën, dhe që sipas saj, dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët.

“Thërras që me maturi, seriozitet të tejkalohen ndasitë. Sa i përket pjesëmarrësit e ndonjë mbështetësi, nuk ka pasur asnjë thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat, nuk i takon Vetëvendosjes kjo”, tha Haxhiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.