KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Japonia drejt “Hënës” së Marsit, “Jaxa” do sjellë në tokë mostra nga Phobos

Japonia drejt “Hënës” së Marsit, “Jaxa” do sjellë në tokë mostra nga Phobos

Japonia ka nisur një mision hapësinor drejt Phobosit, njërës prej dy hënave të planetit Mars. Synimi është të mbledhë mostra pluhuri nga sipërfaqja e saj dhe t’i sjellë në Tokë për analiza shkencore.

Misioni, i njohur si Mars Moons Exploration udhëhiqet nga Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor. Për këtë udhëtim është projektuar një sondë kozmike pa ekuipazh, e cila transportohet në hapësirë nga një raketë dhe do të kryejë kërkime shkencore pa praninë e astronautëve.

Sonda pritet të mbërrijë pranë Marsit në vitin 2027, ku do të studiojë dy hënat e tij, Phobos dhe Deimos. Fillimisht, ajo do të vëzhgojë Deimosin, për t’u përqendruar më pas te Phobosi, ku planifikon të mbledhë mostra nga sipërfaqja.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, kapsula që do të transportojë mostrat pritet të rikthehet në Tokë në vitin 2031. Ky do të ishte një sukses i rëndësishëm shkencor, pasi do të mundësonte për herë të parë analizimin në laboratorë tokësorë të materialit të marrë nga një prej hënave të Marsit.

Një nga objektivat kryesorë të misionit është të zbardhë misterin e origjinës së Phobosit dhe Deimosit. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.