KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, diskutojnë prioritetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me SHBA-në

Haxhiu takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, diskutojnë prioritetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me SHBA-në

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

Sipas njoftimit, në takim u diskutuan prioritetet e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e njëmbëdhjetë,zsi dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane, shkruan lajmi.net.

Haxhiu theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si thelbësor për avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.