KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia heq tendat e protestuesve në Portugali, vazhdon pakënaqësia qytetare

Policia heq tendat e protestuesve në Portugali, vazhdon pakënaqësia qytetare

Autoritetet në Portugali kanë prangosur 55 persona në Lisbonë dhe Porto, si dhe kanë sekuestruar tendat e vendosura nga protestuesit.

Tash e sa ditë, atje kanë nisur protestat për pakënaqësitë e qytetarëve që akuzojnë qeverinë portugeze, duke kërkuar të drejtën për strehim.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, furgonë të policisë mbërritën në sheshet "Rossio" dhe "Praça D. João I", duke u dhënë demonstruesve pesë deri në dhjetë minuta kohë për t'i dhënë fund protestës.

Policia deklaroi se tubimet nuk ishin më të ligjshme, derisa në kryeqytet pati rezistencë ndaj urdhrit për shpërndarje, ku protestuesit krijuan një zinxhir njerëzor.

Madje, ndaj oficerëve të Policisë së Sigurisë Publike u hodhën objekte të ndryshme, ndërsa policia u përgjigj duke përdorur shkopinj gome, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.  

Më pas, njësitë policore kanë larguar të gjithë protestuesit nga sheshi "Rossio".

Një pjesë e protestuesve u zhvendosën në sheshin "Praça da Figueira", ku vazhduan të shprehnin zemërimin e tyre ndaj veprimit të policisë, duke kërkuar kthimin e sendeve të tyre dhe lirimin e personave të ndaluar.

Si kundërpërgjigje, policia ka filluar vendosjen e barrierave metalike për të bllokuar hyrjen në shesh.

Tani që sheshet në Lisbonë dhe Porto janë boshatisur, kanë nisur operacionet e pastrimit.

Ndërkohë, është planifikuar një protestë e re në sheshin Rossio në Lisbonë, e cila do të nisë të martën në orën 19:00, sipas orës lokale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.