KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi

Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi

Ditë më parë u raportua nga Gresa Krasniqi se babai i saj, Jakup Krasniqi po refuzon të mjekohet nga mjekët e Dhomave të Specializuara.

Krejt kjo si lloje proteste kundër trajtimit dhe vendimit të Speciales, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ka folur Bilall Sherifi, pjesën e ekipit juridik të Jakup Krasniqit.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se gjendja e Krasniqit është e mirë.

“Sot, së bashku me avokatët e Bacit Jakup, patëm një takim me të në Zoom. Ai është mirë me shëndet dhe, si gjithnjë, i pathyeshëm! I qetë, me shpirt të fortë dhe me dinjitetin që e ka karakterizuar gjithmonë, Baci Jakup vazhdon të na japë forcë e kurajë edhe neve.”, u shpreh ai në postim.

Për këtë çështje, lajmi.net e ka kontaktuar Specialen. Në përgjigjen e dhënë Specialja ka refuzuar të jap ndonjë informacion mbi shëndetin e Jakup Krasniqit.

“Për arsye të privatësisë, nuk mund t’ju ofrojmë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të të paraburgosurit”, u tha nga Specialja.

Por në përgjigje e sipër, nga Specialja deklaruan se megjithatë, mund të “sigurojnë se z. Krasniqi ka qasje në kujdesin shëndetësor në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, i cili është i të njëjtit standard me sistemin shëndetësor të Holandës”.

Gjithashtu nga Dhomat e Specializuara u tha se “Të paraburgosurit, si dhe personat e dënuar, kanë qasje të përditshme te zyrtari mjekësor dhe, kur është e nevojshme, u mundësohet edhe qasja te mjekët specialistë.”, thanë në përgjigjen e tyre nga Dhomat e Specializuara./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.