Derbi i madh i Ligës së Parë në futbollin kosovar mes Prishtinës së Re dhe Lirisë përfundoi me barazimin 1-1.
Ymeri realizoi pas 5 minutave për Lirinë, kurse Shabani barazoi në minutat shtesë për Prishtinën e Re, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Munishi u shpreh shumë i lumtur me klubin e tij, Lirinë.
“Kishim raste me shënu golin e dytë, për mu nik ishte ofsajd, po nëse e ka konstatu Var, skemi çka me fol, e pranuam një gol aksidental, jemi shumë të kënaqur me ecurinë që kemi pas dhe me organizimin e klubit
Mund të themi lirisht se jemi favoriti kryesor për me u inkuadru në Superligë”, tha Munishi në Sport1.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

