Andrés Iniesta ka folur me superlativa për Lamine Yamal, duke besuar se talenti i Barcelonës ka gjithçka për t’u shndërruar në një futbollist të jashtëzakonshëm dhe unik, ashtu si Lionel Messi.
Legjenda e Barcelonës vlerëson se 19-vjeçari ka një talent të jashtëzakonshëm dhe potencial për të lënë gjurmë në historinë e futbollit.
“Lamine ka gjithçka për t’u bërë një futbollist unik, si Messi. Ka një talent të jashtëzakonshëm”, është vlerësimi i Iniesta-s për yllin e ri katalunas.
Ish-mesfushori foli edhe për kombëtaren e Spanjës, të cilën e sheh si një ekip me shumë cilësi, lidhje të fortë mes futbollistëve dhe talent të madh.
Ai veçoi gjithashtu Pedrin, duke e cilësuar si një lojtar vendimtar dhe me një natyrshmëri të veçantë në lojë. /Zëri

