KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Ishulli Kharg hidhet në erë”, videoja e Trumpit me Al ‘alarmon’ Iranin

“Ishulli Kharg hidhet në erë”, videoja e Trumpit me Al ‘alarmon’ Iranin

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish pas rreth një muaji qetësie relative.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer në vëmendje ishullin Kharg, pikën kryesore të eksporteve të naftës iraniane.

Në një video të krijuar me Al dhe të publikuar në rrjetin e tij Truth Social, Trump shfaq ishullin Kharg duke u bombarduar.

Në postimin shoqërues, presidenti amerikan shkroi: “Ishulli Kharg hidhet në erë”.

Sipas palës amerikane, pjesëtarë të Gardës Revolucionare iraniane ishin zbuluar duke u përgatitur të lëshonin raketa të pajisura me mina detare drejt Ngushticës së Hormuzit.

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmet amerikane kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, por pa bërë të ditur një numër konkret.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.