Është gjetur në lumin Lumbardh trupi i pajetë i gruas nga Deçani që kërkohej prej dy ditësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Me kërkesën nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës.
“Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P. Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.