Gjykata e Gostivarit dënoi me pesë vjet burg ish zyrtarin e policisë Ardijan Pinjollin, 38 vjeç nga Kërçova për vjedhjen spektakolare në artarinë e Gostivarit në tetor të vitit të kaluar.
Sipas Gjykatës Themelore të Gostivarit, Pinjoli e ka kthyer makinën zyrtare “Chevrolet Spark” në mjet ndihmës për grabitësit e maskuar, duke çaktivizuar radion e policisë dhe duke u hapur rrugën mjeteve “BMW X5” dhe “Sharan”.
Pala mbrojtëse vlerëson se nuk janë marrë parasysh dëshmitë që vërtetojnë pafajësinë e të dënuarit. Nga ana tjetër, edhe Avokati i Popullit deklaroi se ka evidentuar një sërë rrethanash që ngrenë dyshime serioze lidhur me respektimin e standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë. Pinjolli bashkë me disa persona të tjerë, pjesëtarë të policisë së Kërçovës ishin arrestuar dy javë pas grabitjes masive.
Paraprakisht gjykata kishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg pjesëtarin tjetër të policisë në Kërçovë i cili e kishte pranuar fajin.
Vjedhja ndodhi në tetorin e vitit të kaluar kur në orët e darkës persona të maskuar dhe me armë kishin bllokuar rrugën para artarisë dhe kishin grabitur 18 kilogram ar me vlerë prej 1.8 milion euro.
LEXO:
- Uji i Krushevës rikthehet për përdorim, analizat konfirmojnë se është i sigurt për pije
- Shahin Bush refuzon të flas për pretendimet, banorët e Krushës s’i besojnë Esat Shalës
- Claudio Ranieri u rikthye nga pensioni dhe mori një pozicion të ri në ekipin kombëtar italian në moshën 75 vjeç
- Ukrainasit sulmohen në Poloni – Tusk i kërkon presidentit të reagojë
- Ballkani Perëndimor dhe lobimi në SHBA: Bosnja kryeson, Kosova e Mali i Zi pa kontrata aktive
- “Bëra shumë gabime”, Ruben Amorim shpjegon çka shkoi keq te Man Unitedi
- Ish-zyrtari i policisë dënohet me pesë vite burg për grabitjen e arit në Gostivar
- Hamza për zhvarrosjet në Zubin Potok: Edhe pas 27 vitesh presim të vërtetën për të zhdukurit
