Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovci përmes një fotografie të rishpërndarë në InstaStory, e cila fillimisht ishte publikuar nga bashkëshorti i saj.
“Në jetën tonë erdhi Deti. E bashkë me të, një det dashurie që s’e kishim njohur më parë”, shkruhet në postimin e ndarë nga çifti.
Foto: Jeta Statovci/InstaStory
Ky është fëmija i parë i Jeta Statovcit, e cila për vite me radhë ka qenë aktive në politikë.
Statovci ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa më pas kandidoi për kryetare të Prishtinës nga Lista Guxo.
Para zgjedhjeve të këtij viti, ajo iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), por nuk arriti të sigurojë sërish një mandat në Kuvend.
Tashmë, Jeta Statovci ka ndarë me ndjekësit një prej momenteve më të veçanta në jetën e saj, duke mirëpritur në familje djalin e quajtur Deti. /Telegrafi/