Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka arritur marrëveshje me ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa dhe është dakorduar për ta dënuar me 15 muaj burg.
Nga Prokuroria për Alsat konfirmojnë se Stafa e ka pranuar fajësinë për marrje të ryshfetit.Sipas hetimit të Prokurorisë, prej tetorit deri më 13 dhjetor të vitit 2025 Stafa ka pranuar gjithsej 50 mijë euro që të ndërmjetësojë te gjykatësi i Apelit Gjoko Ristov.
Fillimisht, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro për shërbimin.
Fillimisht ka marrë 30 mijë euro nga motra e të dyshuarit, ndërsa Stafa ka kërkuar më pas edhe 20 mijë euro të tjera për ta korruptuar gjyqtarin. Sapo i janë dorëzuar 20 mijë eurot, Stafa është arrestuar nga zyrtarët policorë, gjatë së cilës i janë gjetur paratë dhe i janë marrë.