Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake.
Në takim morën pjesë kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.
Përmes një njoftimi, VV-ja ka bërë të ditur se një ndër temat kryesore të diskutimit ishte procesi i zgjedhjeve të brendshme, të cilat janë shpallur më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.
Sipas njoftimit, ky proces pritet të përmbyllet brenda gjashtë muajve dhe tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve intensive.
Në këtë drejtim, qendrat e partisë janë duke hartuar kalendarët zgjedhorë, përditësuar listat e anëtarësisë dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm për organizimin e procesit zgjedhor.
VV-ja ka theksuar se synon që zgjedhjet e brendshme të zhvillohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, demokratike dhe të mirëorganizuar. /Lajmi.net/

