Irlanda thellon epërsinë ndaj Kosovës, shënon edhe Jack Moylan
Kombëtarja e Irlandës e ka thelluar epërsinë në 3-0 ndaj Kosovës në përballjen e sontme në stadiumin “Aviva” të Dublinit.
Golin e tretë për vendasit e realizoi sulmuesi Jack Moylan në minutën e 75-të, pas asistimit nga Liam Kitching, duke e vulosur kështu fitoren e irlandezëve në këtë takim, shkruan IndeksOnline.
Paraprakisht, dy golat e parë për Irlandën i kishte shënuar Troy Parrott nga pika e bardhë e penalltisë (28’, 50’), teksa “Dardanët” po luajnë me një futbollist më pak që nga minuta e 26-të pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit. /IndeksOnline/
Ireland pushing hard for a third as first Jayson Molumby and then Jack Moylan go close. IRL 2-0 KOS
⌨️ Updates: https://t.co/kATpxddRKd
📺 Watch: https://t.co/ZlFZisH3PT pic.twitter.com/U8nZFoShBx— RTÉ Sport (@RTEsport) November 17, 2026

