KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Liverpoolit në janar

Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Liverpoolit në janar

Interi po sheh përpara drejt afatit të ardhshëm dimëror të transferimeve, i cili hapet pas pak ditësh.

Ndër emrat që zikaltërit duket se po shqyrtojnë është edhe Federico Chiesa.

Sipas Alfio Musmarrës, gazetar i lidhur ngushtë me Interin, klubi ka shprehur tashmë interesim pranë Liverpoolit.

Marrëveshja mund të realizohet në formën e huazimit me opsion blerjeje.

Ideja e transferimit të Federico Chiesës vjen nga fakti se lojtari mund t’i japë Cristian Chivut mundësinë të kalojë në skemën 3-4-2-1 kur të jetë e nevojshme.

Gjithashtu ai mund të shërbejë si alternativë në krahun e djathtë, duke pasur parasysh se në disa rrethana, veçanërisht te Fiorentina dhe Juventusi, italiani ka luajtur herë pas here edhe si anësor i pastër.

Deri më tani gjatë vitit 2025, Chiesa ka zhvilluar rreth 30 ndeshje në të gjitha garat me Liverpoolin, duke numëruar katër gola dhe dy asistime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.