KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës, duke deklaruar se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar dhe të dhunshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e përfshirë në sulm, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga policia, janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku kanë vijuar sulmin ndaj punonjësve të rendit, transmeton Klankosova.tv.

Policia bën me dije se, në përgjigje të sulmit me molotovë nga ana e protestuesve, shërbimet e saj kanë përdorur gaz lotsjellës.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit i ka cilësuar të pavërteta dhe dashakeqe pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen, duke theksuar se ato synojnë, sipas saj, të fshehin të vërtetën mbi zhvillimet gjatë protestës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.