KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lazio turpëron Juventusin në Torino, fiton 0-3 pas nëntë vitesh!

Lazio turpëron Juventusin në Torino, fiton 0-3 pas nëntë vitesh!

Lazio ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Juventusit, duke triumfuar me rezultat bindës 0-3 në Allianz Stadium. Skuadra kryeqytetase zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e mposhtur Juventusin si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

Oliver Provstgaard kaloi Lazion në epërsi, ndërsa Gustav Isaksen dyfishoi rezultatin. Fitoren e mysafirëve e vulosi Fisayo Dele-Bashiru, duke i dhënë Lazios tri pikë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte fitorja e parë e Lazios në Torino ndaj Juventusit pas nëntë vitesh, duke i dhënë fund një serie të gjatë pa triumf në këtë stadium.

Me këtë fitore, Lazio barazohet me Interin në krye të tabelës, me nga 19 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në pozitën e shtatë.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj Lecces, kurse Lazio do ta presë Parmën në stadiumin Olimpico.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.