KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje, ndërsa Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuzat për rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste dhe spiunazh.

Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më 9 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale. Sipas saj, të akuzuarit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalin “Ibër-Lepenc”, një prej objekteve të rëndësishme të infrastrukturës ujore dhe energjetike të Kosovës. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.