KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incident me armë zjarri në Saraj, plagoset një person

Incident me armë zjarri në Saraj, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit.

Sipas MPB-së, tek ata, personi M.I ka bërë denoncimin se një person përderisa ka qenë një makinën e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një makinë të tipit “Touran”, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB Shkup, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës. Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.