Close Menu
    What's Hot

    Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

    December 19, 2025

    Barcelona shtyn kontratën e re për Robert Lewandowskin shkaku i moshës

    December 19, 2025

    Toshkovski: Mbi 155 mijë copë mjete piroteknike janë zbuluar këtë vit, tre herë më shumë se në vitin e kaluar

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus
    • Barcelona shtyn kontratën e re për Robert Lewandowskin shkaku i moshës
    • Toshkovski: Mbi 155 mijë copë mjete piroteknike janë zbuluar këtë vit, tre herë më shumë se në vitin e kaluar
    • Më të vegjlit e American School of Kosova sjellin gëzim dhe ngrohtësi në festat e fundvitit
    • Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të mbështeten me grante deri në 30% të investimit
    • OSBE e ambasada e Francës nxisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore
    • Infrastrukturë që lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare
    • Curtis Jones zbulon veprimin që bëri Salah pas intervistës ku ‘sulmoi’ trajnerin Arne Slot
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Boks

    I refuzohet kërkesa për rigjykim, kampioni i boksit iranian rrezikon ekzekutimin

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Boks 4 Mins Read
    I refuzohet kërkesa për rigjykim, kampioni i boksit iranian rrezikon ekzekutimin
    I refuzohet kërkesa për rigjykim, kampioni i boksit iranian rrezikon ekzekutimin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një kampion boksi nga Irani ndodhet në rrezik të menjëhershëm për ekzekutim, pasi kërkesa e tij për rigjykim është refuzuar nga Gjykata Supreme e vendit.

    Mohammad Javad Vafaei Sani, 30 vjeç, nga Mashhadi në verilindje të Iranit, u arrestua në vitin 2020 për pjesëmarrje në protestat mbarëkombëtare pro-demokracisë të vitit 2019 dhe u akuzua për mbështetje të një grupi opozitar, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK). Ai ka kaluar pesë vite në burg, ku sipas raportimeve është torturuar dhe mbajtur në izolim të plotë.

    Kërkesa e tij për rigjykim u refuzua më 15 dhjetor. Po atë ditë, atij iu lejua papritur një takim me nënën e tij, një veprim që aktivistët e të drejtave të njeriut besojnë se mund të jetë sinjal se ekzekutimi i tij është i afërt. Ajo u informua përmes një telefonate nga burgu se çështja e tij ishte dërguar në departamentin për zbatimin e dënimeve në Mashhad.

    “Jeta e tij është në rrezik serioz, ekzekutimi i dënimit me vdekje mund të ndodhë në çdo moment. Duhet pasur parasysh se gjatë gjashtë viteve të fundit, regjimi ka përdorur tortura të gjera dhe është përpjekur fort ta detyrojë të heqë dorë nga MEK-u”.

    Kështu u shpreh Shahin Gobadi, anëtar i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një koalicion lëvizjesh opozitare.

    Vafaei Sani është dënuar për “korrupsion mbi Tokë” dhe është dënuar me vdekje për herë të tretë në shtator 2024, pas asaj që Amnesty International e ka cilësuar si “një gjyq thellësisht të padrejtë”. Gjykata Supreme e la në fuqi dënimin me vdekje më 4 tetor.

    Nassim Papayianni, aktiviste e lartë e Amnesty International për Iranin, u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të ndalojnë menjëherë çdo plan për ekzekutimin e Vafaei Sanit dhe të anulojnë dënimin e tij.

    “Amnesty International ka theksuar vazhdimisht se kjo akuzë nuk përmbush parimet e ligjshmërisë dhe qartësisë, siç kërkohet nga e drejta dhe standardet ndërkombëtare. Hulumtimet tona kanë treguar në mënyrë të përsëritur se gjykatat revolucionare nuk janë të pavarura dhe japin dënime të rënda pas gjykimeve thellësisht të padrejta. Personave që gjykohen para këtyre gjykatave u mohohen sistematikisht të drejtat për një proces të rregullt, përfshirë edhe Vafaei Sanin”.

    Në nëntor, më shumë se 20 medalistë olimpikë, trajnerë dhe sportistë ndërkombëtarë, përfshirë tenisten Martina Navratilova dhe notaren Sharron Davies, nënshkruan një letër ku kërkohej ndalimi i ekzekutimit të boksierit iranian.

    Në një deklaratë të mëvonshme, presidenti i Këshillit Botëror të Boksit (WBC), Mauricio Sulaiman Saldivar, reagoi ashpër.

    “Boksi është një disiplinë që frymëzon guxim, respekt dhe përmirësim të vetvetes, jo një arsye për ndëshkim politik. Ekzekutimi i një boksieri, i një kampioni, për shprehjen e ideve të tij është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore të sportit dhe dinjitetit njerëzor.”

    Në vitin 2023, mbi 100 ekspertë dhe organizata të të drejtave të njeriut i dërguan një letër Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, duke kërkuar ndërhyrje për të parandaluar ekzekutimin e sportistit.

    Irani ka një histori të errët të ekzekutimit të sportistëve për bindjet e tyre politike. Mes rasteve më të njohura janë Habib Khabiri, kapiten i ekipit kombëtar të futbollit, i ekzekutuar në vitin 1984, dhe Fourouzan Abdi, kapiten i ekipit kombëtar të volejbollit për femra, e ekzekutuar në vitin 1988. Në vitin 2020, u ekzekutua gjithashtu Navid Afkari, një kampion 27-vjeçar i mundjes.

    Numri i ekzekutimeve në Iran po rritet ndjeshëm, duke shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Të paktën 1 mijë persona janë ekzekutuar në nëntë muajt e parë të vitit 2025, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit. Sipas “Iran Human Rights”, numri besohet se tashmë ka kaluar 1 mijë e 500. Amnesty International ka paralajmëruar për një “krizë ekzekutimesh në Iran, që ka arritur përmasa të tmerrshme”./Telegrafi

    TË TJERA

    Anthony Joshua – Jake Paul, gjithçka që duhet të dini rreth super meçit të boksit

    Jake Paul dhe Anthony Joshua u përballën para meçit, shikoni si e kërcënuan njëri-tjetrin

    LEXO GJITHASHTU

    Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

    December 19, 2025

    Barcelona shtyn kontratën e re për Robert Lewandowskin shkaku i moshës

    December 19, 2025

    Toshkovski: Mbi 155 mijë copë mjete piroteknike janë zbuluar këtë vit, tre herë më shumë se në vitin e kaluar

    December 19, 2025

    Më të vegjlit e American School of Kosova sjellin gëzim dhe ngrohtësi në festat e fundvitit

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të mbështeten me grante deri në 30% të investimit

    December 19, 2025

    OSBE e ambasada e Francës nxisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore

    December 19, 2025

    Infrastrukturë që lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.