Një i mitur dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 21:30, kur katër persona, njëri prej tyre i mitur, kanë raportuar se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Me vendim të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur prova të dyshimta|, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti është duke u hetuar. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

