KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

13 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë

13 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë

13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Njëri prej protestuesve është i lënduar në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor dy efektivë policie, të lënduar në sy. Edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.