KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Napoli e Roma ndajnë pikët në një spektakël

Gjashtë gola dhe dramë deri në fund, Napoli e Roma ndajnë pikët në një spektakël

Napoli dhe Roma kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në kuadër të xhiros së tetë të Serie A, duke luajtur baras me rezultat 3-3 në një përballje me gjashtë gola dhe emocione deri në minutat e fundit.

Napoli e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Frank Anguissa shënoi për 1-0. Vendasit e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë, duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 48-të me golin e Scott McTominay.

Megjithatë, Roma nuk u dorëzua dhe nisi rikthimin në lojë në minutën e 70-të, kur Matias Soulé ngushtoi rezultatin në 2-1.

Vetëm katër minuta më vonë, Roma arriti ta barazonte rezultatin në 2-2, me golin e Leonardo Balerdit, duke e rikthyer plotësisht dramën në këtë përballje.

Napoli reagoi sërish dhe në minutën e 83-të kaloi në epërsi 3-2, falë golit të dytë personal të McTominayt.

Por Roma kishte ende një përgjigje. Në minutën e 89-të, Balerdi shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-3 dhe duke i siguruar skuadrës romake një pikë të rëndësishme.

Me këtë barazim, Roma vazhdon të jetë ndër skuadrat që ende nuk kanë pësuar humbje në Serie A këtë sezon. Kryeqytetasit kanë regjistruar pesë fitore dhe tri barazime, duke u renditur në vendin e tretë me 18 pikë.

Në anën tjetër, Napoli mbetet me 11 pikë, në mesin e tabelës, pas një ndeshjeje në të cilën ishte dy herë në epërsi prej dy golash, por nuk arriti ta ruante avantazhin deri në fund./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.