KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti takon përfaqësuesit gjermanë, diskutohet bashkëpunimi në fushën e punësimit

Hoti takon përfaqësuesit gjermanë, diskutohet bashkëpunimi në fushën e punësimit

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe të GIZ-it, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin aktual dhe prioritetet për vitet e ardhshme.

Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit ekonomik të grave.

Ai ka prezantuar gjithashtu prioritetet e ministrisë për reformimin e shërbimeve të punësimit, zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbështetjen për familjen.

Gjatë vizitës, Hoti ka marrë pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të projektit për zhvillimin e aftësive në agrobiznes dhe energji solare, të zbatuar nga organizata Kosova Women for Women, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe me mbështetjen e GIZ-it, përmes programit Fit for Jobs II.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtij projekti, 99 pjesëmarrës, prej të cilëve 69 gra, kanë përfunduar trajnimet, ndërsa pesë pjesëmarrës kanë përfituar grante për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Hoti ka theksuar synimin për thellimin e partneritetit me Gjermaninë, me qëllim të krijimit të më shumë mundësive për punësim dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët, në përputhje me rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.