Po raportohet se Albert Sylaj, i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt është lokalizuar nga policia.
Sipas Sinjalit, i dyshuari ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.
Tutje, bëhet e ditur se Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.
“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.
Burimi: klankosova.tv ↗

