KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

HMD-ja pritet të tërhiqet nga “tregje të caktuara”

HMD-ja pritet të tërhiqet nga “tregje të caktuara”

Sipas një thashethemi të ri nga një burim zakonisht i besueshëm informacioni rreth HMD-së, kompania aktualisht po planifikon të tërhiqet nga "tregje të caktuara".

Gjithashtu, thuhet se ajo do të "reduktojë prodhimin për portofolin e saj global të pajisjeve".

Bëhet e ditur se HMD-ja po e zhvendos "fokusin kryesor" drejt "tregjeve rajonale", si dhe drejt sektorit të biznesit/industrisë.

I njëjti burim lë të kuptohet se mund të mos ketë më lansime të produkteve globale nga HMD-ja gjatë këtij viti, shkruan gsmarena, përcjell Telegrafi.

Kjo nënkupton, me gjasë, se në muajt në vijim kompania do t'i hedhë pajisjet në treg vetëm në mënyrë të veçuar, për tregje specifike.

Sigurisht, për momentin ky është vetëm një thashethem i pakonfirmuar, ndaj duhet marrë parasysh si i tillë.

HMD-ja, pa dyshim, nuk ka pasur rezultate shumë të mira në shitjet e telefonave inteligjentë, ndërsa biznesi i saj i ‘telefonave bazë’ ka, me gjasë, një “afat skadence” – duke qenë se numri i njerëzve që i blejnë këta telefona vjen duke u zvogëluar çdo vit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.