KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

E rëndë në Shqipëri, burri plagos bashkëshorten me sqepar! Në gjendje kritike në spital

E rëndë në Shqipëri, burri plagos bashkëshorten me sqepar! Në gjendje kritike në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Vaun e Dejës. Raportohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup. Fatkeqësisht ajo ndodhet në rrezik për jetën.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 55-vjeçarja e plagosur është identifikuar si Z.K, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.