Tetë raste të reja me HIV-SIDA janë regjistruar gjatë muajit shtator. Katër nga të prekurit i përkasin grup moshës 30-39 vjeç dhe të tjerët të moshës nga 15 deri në 59 vjeçare.
Deri më fund të muajit të kaluar numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV-SIDA në vendin tonë është 49.
Numri total i të prekurve që nga viti 1987 në Maqedoninë e Veriut është 778, nga të cilët 144 persona kanë ndërruar jetë kurse 520 prej tyre vazhdojnë të jetojnë me këtë sëmundje.
Vdekja e fundit e regjistruar nga kjo sëmundje ka qenë në vitin 2018.
Burimi: telegrafi.com ↗

