I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Portieri i njohur kosovar, Betim Halimi, ka ndarë një nga përvojat më të veçanta të karrierës së tij, gjatë një përgatitjeje në Turqi ku ka pasur rastin të takohet dhe të stërvitet me legjendën ukrainase, Vyacheslav Shevchuk.
“Tash shkojmë në Turqi në përgatitje, njoftohemi me krejt, tash unë çka i shihja më të vjetër me trenerka që dallojnë prej lojtarëve, mendoja që janë trajnera”.
“E shoh këtë Vyacheslav Shevcuk fizikisht më i përgatitur se krejt lojtarët, krejt trupin muskuj. Edhe ne atë ditë mbërritëm në mesditë kishim lojë miqësore. Paradite ata ushtrime, mesditë lojë”.
“Por ne mbërritëm diku rreth orës 10 në mëngjes kështu nuk mbajtëm stërvitje, por në mesditë me u paraqit në lojë”.
“Edhe e kemi pasur me një ekip bullgar lojën dhe i luteshim Zotit sepse shumë u lodhëm rrugës me Bashën, ishalla nuk na fut të luajmë sepse jemi të vdekur”.
“Edhe lojë miqësorë, në pjesë të dytë na fut të dyve ai. As nuk e dinim se kush është trajneri, sepse në tribuna rrinin të gjithë”.
“Hyra unë, super paraqitje. Edhe pasi përfundoi loja po më vjen, po më përqafon tha: Bravo, shumë mirë ke luajtur. Edhe unë po i them: E ti, pse nuk luajte ti? ai ishte trajneri”.
“Edhe fati im që ai nuk e dinte gjuhën angleze. E thirrë ky ndihmësin e tij në atë gjuhën e vet rusisht, edhe i thotë hajde më përkthe. Më tha ke pasur super paraqitje i thashë okej faleminderit”.
“Pasi shkoi e pyeta, a ishte trajneri ky? Më tha po”, përfundoi rrëfimin e tij Halimi.
Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/