Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të enjten do të mbahen dy seanca, njëra nga ora 10:00 me pikat e papërfunduara të seancës së kaluar, dhe një seancë e re me fillim nga ora 13:00.
Ajo bëri të ditur po ashtu se një nismë e re për Ligjin për Specialen do të nisë nga kjo javë, transmeton IndeksOnline.
“Do të ketë një draft të ri në raport me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh ajo.
Megjithatë sipas saj, Ligji për Specialen nuk ka pasur problem sa i përket çështjes përmbajtësore.
Burimi: indeksonline.net ↗

