U.D. e kryetares së PDK-së, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të procedohet në Kuvend nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo nismë gëzon unitetin e plotë politik e qytetar në Kuvendin e Kosovës, dhe është shumë e rëndësishme që kjo nismë tashmë nuk është vetëm e PDK-së, tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Çitaku, transmeton IndeksOnline.
Ajo bëri të ditur se sot Kuvendi mund ta pranojë një draft të parë.
Burimi: indeksonline.net ↗

