KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve: Nderojmë punëtorët që me mund e përgjegjësi mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë

Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve: Nderojmë punëtorët që me mund e përgjegjësi mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim vetëm vendin e punës, por duhet ta shohim edhe shtëpinë.

“Aty ku shumë gra e nisin ditën para se të zgjohen të gjithë dhe e mbyllin pasi të kenë fjetur të gjithë. Aty ku kujdesi për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët, për ushqimin, për rrobat, për rendin e familjes, vazhdon të merret si detyrë e natyrshme. Por nuk është e natyrshme. Është angazhim, përkushtim, kohë dhe, mbi të gjitha, është punë që as paguhet e as njihet sa duhet”, ka thënë Haxhiu.

Ajo, tutje ka shtuar se në këtë 1 maj, duhet ta shohim punën në tërësinë e saj dhe t’u japim vendin që u takon punëtoreve dhe punëtorëve të Kosovës.

“Atyre që dalin herët për ta fituar bukën me djersë, në kantier, në fabrikë, në arë, në zyrë, në dyqan, në rrugë a në mërgatë, por edhe atyre që e vazhdojnë punën brenda shtëpisë, shpesh pa pagë, pa orar dhe pa njohjen që meritojnë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se sot nderojmë punëtorët dhe punëtoret që, me mund, përgjegjësi e dinjitet, e mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.