KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat që po shoqërohen me tensione e përplasje.

Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se po i përcjell me dhimbje ngjarjet në Shqipëri, duke shprehur shpresën që situata të zgjidhet përmes dialogut politik dhe pa dhunë.

“Me dhimbje po i përcjelli zhvillimet atje. Lutem që të arrihet një zgjidhje për atë gjendje politike, pa dhunë. Shpresoj pa viktima”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ajo që po ndodh në Shqipëri prek emocionalisht edhe qytetarët e Kosovës.

“Na dhemb sikur ta kishim në familje, gjithë atë që po ndodh”, është shprehur ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje institucioneve dhe protestuesve që të gjejnë një marrëveshje për t’i dhënë fund situatës së krijuar.

“Lutem të gjithëve, vëllezërve e motrave, edhe institucioneve edhe protestuesve, që të arrihet një marrëveshje e të ndalet kjo situatë”, ka thënë ai.

Në fund, Haradinaj ka shprehur shpresën që Shqipëria të tejkalojë sa më shpejt krizën dhe t’u rikthehet proceseve të saj politike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.