KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj flet për mundësinë e kandidimit për president: S’jam kandidat, shoh zgjedhje

Haradinaj flet për mundësinë e kandidimit për president: S’jam kandidat, shoh zgjedhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që ai të jetë kandidat për president të Kosovës.

I pyetur në emisionin “Adresa” nëse e sheh veten në garën për postin e presidentit, Haradinaj ka thënë se aktualisht nuk është kandidat dhe se nuk dëshiron të përfshihet në atë që i ka quajtur “lojëra politike”.

“E falënderoj të gjithë ata që më besojnë mua për çfarëdo përgjegjësie të caktume. S’jam kandidat dhe s’du të bëhem pjesë e lojërave politike. Pra, ka veç lojna. Nuk e shoh që do ta kemi presidentin, shoh zgjedhje”, deklaroi Haradinaj.

Deklarata e tij vjen në kohën kur në skenën politike në Kosovë po qarkullojnë diskutime lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Haradinaj, megjithatë, nuk e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e marrjes së një përgjegjësie institucionale në të ardhmen, duke thënë se vlerëson besimin që i është dhënë për pozita të ndryshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.