KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale

Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se edhe nëse do t’i jepej mundësia të kthehej në kohën kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale, sërish nuk do ta votonte.

Duke folur në emisionin “Adresa”, Haradinaj tha se edhe sot do t’u kërkonte deputetëve që të mos e votonin një gjykatë të tillë.

“Edhe po të kthehesha prapë në kohë, prapë do t’u kërkoja të gjithëve mos me e votu një gjykatë të tillë, për shkak se një gjykatë e një etnie që nuk i ndjek kryesit e krimeve që kanë ndodhë në luftë, po i ndjek vetëm shqiptarët, ka qenë disi e palogjikshme”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, mënyra se si është trajtuar përgjegjësia për krimet e luftës ka qenë arsyeja kryesore që ai të kundërshtojë themelimin e kësaj gjykate

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.