Komuna e Obiliqit ka njoftuar se janë hapur ftesat publike për mbështetje me pajisje bujqësore për fermerët e kësaj komune, në kuadër të planit të punës për vitin 2026.
Sipas njoftimit, mbështetja përfshin motokultivatorë, freza 1.6 metra, pompa spërkatëse për traktorë me kapacitet 400 litra, mbjellëse misri me katër rende, plug me dy rende – 8 inch, si dhe grebuja diellore.
Afati për aplikim ka nisur më 21 shtator dhe do të jetë i hapur deri më 16 tetor 2026.
Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen në Zyrën Pritëse të Komunës së Obiliqit.
Komuna ka bërë të ditur se numri i përfituesve është i kufizuar dhe lejohet vetëm një aplikim për familje. Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, fermerët mund t’u referohen ftesave publike të publikuara nga komuna. /Telegrafi/