KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në një konferencë për media ka deklaruar se për këtë parti çështja e presidentit tashmë është e mbyllur.

Hamza është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka treguar vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, pavarësisht se, sipas tij, PDK ka ofruar mbështetje për një kandidat konsensual për president, “pa u përfshirë në qeverisje”.

I pari i PDK-së ka theksuar gjithashtu se kjo parti nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar për postin e presidentit.

“Oferta e Kurtit ishte që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë për Presidentin dhe si këmbim PDK të marrë kryetarin e Kuvendit. Kjo nuk është serioze. Nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Hamza./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.