Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza u takua me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Hamza njoftoi se biseduan për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë.
“Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë. Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë. Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë. Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, shkroi në Facebook, Hamza. /Telegrafi/