KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Guvernatori Ismaili prezanton zhvillimet financiare të Kosovës në takim me Drejtorin Ekzekutiv të FMN-së

Guvernatori Ismaili prezanton zhvillimet financiare të Kosovës në takim me Drejtorin Ekzekutiv të FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit, znj. Latifi-Jashari, Zëvendësguvernatori, z. Fusha dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Yigit Yaşar, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 nw Washington DC.

Në këtë takim, Guvernatori Ismaili e informoi z. Yaşar për zhvillimet më të fundit në sektorin financiar në Kosovë. Ai theksoi qëndrueshmërinë e sistemit financiar, avancimin e infrastrukturës së pagesave, progresin në digjitalizimin e sektorit financiar, si dhe reformat në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Po ashtu, u diskutuan përpjekjet për rritjen e gjithëpërfshirjes financiare dhe forcimin e qeverisjes institucionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe adresimit të rreziqeve të reja, përfshirë rreziqet kibernetike.

Me këtë rast, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij ndaj z. Yaşar për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndaj Kosovës.

Delegacioni i BQK-së vlerësoi lart bashkëpunimin me FMN-në në të gjitha nivelet dhe diskutoi në detaje projektet dhe asistencat teknike në vazhdim, ecuria e të cilave u konsiderua pozitive edhe nga përfaqësuesit e konstituencave ku bën pjesë Kosova.

BQK riafirmon përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim zhvillimin e mëtejshëm financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.