Ahmet Ismaili mund të jetë qytetari i Kosovës me pagën më të lartë në sektorin publik
Ai, si guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës merr 58 mijë e 706 euro neto pagë vjetore.
I bie që në muaj ai arkëton 4 mijë e 892 euro, neto.
Por, paga vjetore prej 60 mijë euro, nuk përfshinte krejt të ardhurat publike që ai mori, vitin e fundit nga shteti.
Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Ismaili ka futur edhe shumën prej 8 mijë e 208 euro “mëditje si kompensim për bord” dhe 9 mijë e 845 euro si mëditje – udhëtim zyrtar jashtë vendit.
Në total, ai ka marrë nga shteti, vitin e fundit 76 mijë e 759 euro.