KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gol dhe paraqitje dominuese – Vedat Muriqi njeriu i momentit në Turqi

Gol dhe paraqitje dominuese – Vedat Muriqi njeriu i momentit në Turqi

Vedat Muriqi po vazhdon formën e mirë në startin e sezonit me Fenerbahçen, duke qenë sërish protagonist në kampionatin elitar të Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj Samsunsporit, duke shënuar që në minutën e tretë dhe duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 0-1, ndërsa ndeshja u mbyll 0-2.

Muriqi qëndroi në fushë për 63 minuta, para se të zëvendësohej nga Romelu Lukaku. Gjatë kësaj kohe, ai ishte vazhdimisht i përfshirë në aksionet sulmuese të skuadrës.

Sipas statistikave të SofaScore, Muriqi u vlerësua me notën 7.9, duke u renditur ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Ai realizoi tri gjuajtje, pati 34 prekje të topit, regjistroi një pasim kyç dhe fitoi pesë duele.

Ky ishte goli i dytë i Muriqit në tri paraqitje në kampionatin turk këtë sezon, ndërsa në llogari ka edhe një asistim.

Sulmuesi kosovar po dëshmon kështu se mbetet një nga pikat kryesore të repartit ofensiv të Fenerbahçes në fillimin e sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.