Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë.
FFK ka njoftuar se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy përballje.
Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu.
Sipas FFK-së, Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin, ndërsa më pas e pret sfida ndaj Austrisë./Telegrafi/