KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

GM restauroi këtë Chevrolet Sedan “të harruar” të viteve ’90 dhe e shiti për 80,000 dollarë

GM restauroi këtë Chevrolet Sedan “të harruar” të viteve ’90 dhe e shiti për 80,000 dollarë

Si pjesë e festimeve për 100-vjetorin, General Motors ka lansuar në Brazil programin Chevrolet Vintage, i cili synon restaurimin e modeleve klasike të prodhuara lokalisht për qëllime bamirësie.

Projekti i parë ishte një Chevrolet Omega CD i vitit 1994, i restauruar plotësisht sipas standardeve të fabrikës.

Automjeti u shit në ankand për rreth 80 mijë dollarë amerikanë – ose afërsisht 73,000 euro.

– YouTube www.youtube.com

GM e cilëson Omega-n si një nga makinat më luksoze të prodhuara ndonjëherë në Brazil, duke ofruar teknologji të avancuar për fillimin e viteve ’90.

Restaurimi përfshiu çmontim të plotë, përdorimin e pjesëve origjinale dhe testime dinamike në pistat e GM-së.

Ky model është i pari në një seri rikthimesh klasike, ku pritet të përfshihen edhe Opala, Monza, Kadett GSi dhe Chevrolet S10. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.